KF Drenica i reagon ashpër Faruk Statovcit pas deklaratave thumbuese për ndeshjen ndaj Prishtinës

 KF Drenica i reagon ashpër Faruk Statovcit pas deklaratave thumbuese për ndeshjen ndaj Prishtinës

“Problemet janë të qarta edhe te Prishtina edhe te Drita, sepse pas ndeshjeve të forta në garat evropiane, po vijnë te lëndimet e shumta, apo edhe një lodhje e cila po shihet.

Tek kjo ndeshje (Drenica 2-1 Prishtina) nuk po du me hi më tutje, por një thënie tek në thotë ‘borxhin sa më herët që ta kthesh më mirë është’, sepse borxhi ditë të mira nuk pret”, u shpreh Faruk Statovci mbrëmë në emisioni ‘Ekipa A’ në ATV.

Kjo deklaratë e analistit të njohur kosovar ka ngjalluar reagime të shumta në opinionin sportiv në vendin tonë, pasi Statovci aludoi se Prishtina ia ka kthyer borxhin Drenicës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar klubi i Drenicës, ku përmes një komunikate për media kanë kërkuar nga Faruk Statovci që të kërkoj falje, pasi në të kundërtën do të përballet me ligjin.

Me poshtë keni reagimin e plotë të klubit nga Skenderaj.

LAJME TË TJERA