Kjo është arsyeja pse IKSHPK sonte nuk i publikon rezultatet

 Kjo është arsyeja pse IKSHPK sonte nuk i publikon rezultatet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren.

Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

Ditën e djeshme ndërkaq, janë testuar 424 mostra prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë, ndërsa me vdekje kanë përfunduar 108.

Ministria e Shëndetësisë, njofton se me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës; përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun.

“Po në këtë komunikim, çdo ditë do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe njësitë e tij- spitalet e përgjithshme, gjendjen shëndetësore të pacientëve si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të Covid-19 në Kosovë. Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë do të ndaj sot me ju informatat kryesore të deritanishme në dispozicion, kurse komunikimi i rezultateve të mostrave që do të analizohen gjatë ditës së sotme do të bëhet nesër në konferencën për media, që do të organizohet për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.

LAJME TË TJERA