Kjo është gjoba që duhet të paguani nëse organizoni dasma dhe ahengje të tjera

 Kjo është gjoba që duhet të paguani nëse organizoni dasma dhe ahengje të tjera

Gjoba të ashpra parashihen në ligjin e ri për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 për ata që nuk i respektojnë masat e marra nga qeveria.

Në këtë ligj është paraparë dënim edhe për të gjithë ata që organizojnë aktivitete të caktuara në mjedise private dhe publike, përfshirë ahengjet e ndryshme.

Sipas ligjit, çdokush që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të qeverisë dënohet me gjobë prej 2 mijë euro dhe ndalim të aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë dy mijë euro.

“Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit. Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore ku është e ndaluar hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro”, specifikon ligji.

LAJME TË TJERA