Kjo është humbja në karrierën e Mourinhos që e ka “detyruar” të qajë

 Kjo është humbja në karrierën e Mourinhos që e ka “detyruar” të qajë

Jose Mourinho njihet si njëri ndër trajnerët me karakteristik në botën e futbollit.Ai ka zbuluar një detaj shumë interesant që i ka ndodhur në karrierën e tij.

Mourinho, tregon se ka pasur vetëm një moment kur ka qarë për një ndeshje futbolli, pikërisht në humbjen e Realit në gjysmë-finale ndaj Bayernit në vitin 2012.

Këtë fundjavë bëhen tetë vjet saktësisht kur Mourinho i dha fund dominimit të Pep Guardiolas në La Liga, duke fituar titullin e kampionit.

Por, portugezi gjithashtu pati një mundësi të mirë të fitonte titullin e 10-të të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, por humbën me penallti nga Bayern Munich, ku pa duke dështuar nga pika e bardhë yjet si Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Sergio Ramos.

“Ky është futbolli. Cristiano, Kaka, Sergio Ramos. Ata janë tre ‘përbindësh’ në futboll, nuk ka dyshim për këtë”, ka deklaruar Mourinho.“Por ata gjithashtu janë njerëz. Ajo natë, është e vetmja që kam qarë ndonjëherë pas një ndeshje futbolli”, shton Mourinho teksa kujton humbjen nga Bayern Munich.

“E mbaj mend mirë: unë dhe Karanka parkuam makinën para shtëpisë sime, duke qarë. Ishte shumë e vështirë për t’u qetësuar sepse atë sezon ne ishim skuadra më e mirë në Evropë”.

LAJME TË TJERA