KLMDNj me reagim të ashpër ndaj Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës: Merruni me qentë endacakë, po i rrezikojnë qytetarët

 KLMDNj me reagim të ashpër ndaj Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës: Merruni me qentë endacakë, po i rrezikojnë qytetarët

Rreziku nga qentë endacakë ka bërë që të reagojë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj).

Pas rasteve të fundit ku qentë kanë sulmuar qytetarët në kryeqytet, KMDNj thotë se Komuna e Prishtinës por edhe Qeveria e Kosovës përmes ministrive përkatëse duhet të ndajë mjete shtesë për organizatat që merren me trajtimin dhe strehimin e qenve.

“Mungesa e ushqimit po i bënë qentë edhe më agresivë andaj komuna e Prishtinës deri në kohën kur të jetë në gjendje të bëjë një zgjedhje të përhershme për qentë e kryeqytetit , do të duhej të sigurojë ushqime për qentë e kryeqytetit për të mbajtur nën kontrollë agresivitetin e tyre”, thuhet në reagim.

“KMDLNj edhe më herët ka tërhequr vërejtjen për rrezikun me të cilën përballen qytetarët e Prishtinës nga qentë endacakë , numri i të cilëve kohëve të fundit është rritur shumë dhe se janë të vendosur kryesisht në qendër të kryeqytetit përkatësisht në Sheshin Nënë Tereza apo rreth kontejnerëve ku vendosen mbeturinat dhe ku kërkojnë ushqime”, thuhet tutje.

LAJME TË TJERA