Komisioni disiplinor dënon rëndë Drenicën dhe Trepçën 89

 Komisioni disiplinor dënon rëndë Drenicën dhe Trepçën 89

Komisioni disiplinor ka mbajtur dje një mbledhje për të shqyrtuar procedurat e hapura disiplinore.

Klubi i Drenicës është dënuar me gjobë 1000 euro me arsyetimin se kanë bërë lëshime në organizimin e ndeshjes me Flamurtarin.

” KF “DRENICA“ nga Skenderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skenderaj (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes personi i panjohur fyen dhe ofendon gjyqtarët e takimit, i njëjti person edhe në zhveshtore tenton ta sulmojë asistentin e dytë Elvis Bicaj, por falë intervenimit të policisë çdo gjë përfundoi pa ekses). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 1 pika 2,të Rregullores disiplinore; KF “Drenica“ nga Skenderaj; DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhej në vendim.

Për të njëjtën arsye është dënuar edhe klubi i Trepçës 89 për ndeshjen kundër Flamurtaritn. Edhe ekipi nga Mitrovica është dënuar me gjobë 1000 euro.

“KF “TREPÇA ’89“ nga Mitrovica, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes; persona të pa autorizuar futen brenda rrethojave – fushë , ofendojnë rend gjyqtaret e ndeshjes , të njëjtit në hyrje për në zhveshtore , njeri nga ta godet disa herë në pjesën e pasme të trupit asistentin e dytë Fatmir Sekiraqen). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe nenin 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore ; KF “ Trepça 89 “ nga Mitrovica ; DENOHET në të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në vendim.

LAJME TË TJERA