Komunikimi i tensionuar, zbulohet çka i tha Konjufca-Kurtit sot në Kuvend

Një komunikim në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, sot në Kuvend, u bë viral, raporton Gazeta Blic.

Madje aty u vërejt situatë e tensionuar.
Burime të Gazeta Blic bëjnë të ditur se Konjufca i ka thënë se është ai që e udhëheq seancën dhe ka kërkuar që Kurti mos t’i përzihet.

“Mos mu përziej ti mu këtu. Unë e udhëheq seancën, jo ti”, mësohet t’i ketë thënë Konjufca-Kurtit.