Konfirmohet nga Komuna e Ferizajt: 42 të lënduar nga shpërthimi, 13 në gjendje të rëndë

 Konfirmohet nga Komuna e Ferizajt: 42 të lënduar nga shpërthimi, 13 në gjendje të rëndë

Nga Komuna e Ferizajt njoftojnë se nga shpërthimi në Ferizaj janë lënduar 42 persona dhe 13 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.Personat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar në QKUK.

Ky shpërthim ka ndodhur nga një bombolë e gazit në një restaurant në Ferizaj tek Village.

Postimi i plotë i Komunës së Ferizajt:42 të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm sot në njërin nga restaurantet në Ferizaj, me ç’rast 13 prej të lënduarve në gjendje më të rëndë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Menjëherë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi vizitoi të lënduarit në QKMF dhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Gjithashtu, ekipet e mjekëve dhe infermierëve, bashkë me policinë e njësinë e zjarrfikjes kanë reaguar menjëherë përkitazi me këtë rast.

Nga raportimi i fundit, 42 është numri aktual i të lënduarve, nga shpërthimi që dyshohet se ndodhi nga shpërthimi i bombolës së gazit në njërin nga restaurantet e Ferizajt.

LAJME TË TJERA