07 Press siguron listën e plotë të LDK-së dhe një pjese të AAK-së
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus te të sapolindurit në Kosovë

Shoqata e Neonatologëve të Kosovës ka njoftuar sot për rastin e parë me COVID-19 te të sapolindurit.
Kryetarja e kësaj shoqate, Burbuqe Skenderi, ka thënë se gjendja e përgjithshme e foshnjës është stabile.
“Shoqata e Neonatologëve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv.
Gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Bëni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë”, ka shkruar ajo në Facebook.