Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 61 pacientë për koronavirus, 30 në oksigjeno-terapi
Konjufca “thumbon” ambasadën amerikane: S’kemi nevojë për leksione nga askush

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes i është përgjigjur thirrjes së Ambasadës Amerikane për tubim të qetë të partisë së tyre të paralajmëruar për të premten.
Konjufca thotë se askush në bota s’ka pse i mban leksione VV’së.‘’S’ka nevojë kërrkush me i mbajt VV’së leksione edhe me ardh prej kudo botës.
S’ka nevojë me na kallxu . Ne i respektojë rekomandimet e IKSHP, i kemi pikat e distancës’’, ka thënë Konjufca.
Ambasada Amerikane para disa ditësh kishte thënë se ky tubim duhet të jetë i qetë, duke paralajmëruar se mund te eskalojë edhe në dhunë.
Ndërsa sot e njëjta deklaratë është përcjellë edhe nga Quint-i.