Kosova e mirë, por e pafat!

 Kosova e mirë, por e pafat!

Kosova nuk ka dalë me pikë në udhëtim në një ndeshje shumë të vështirë në Lublanë.

Dardanët kanë humbur me rezultat 2-1 kundër Sllovenisë në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola derisa rastin më të mirë e patën sllovenët pas një gabimi të portierit Aro Muric. I kujdesshëm ishte Amir rrahmani që largoi topin nga vija fundore.

Të tri golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kosova kaloi e para në epërsi me golin e Vedat Muriqit në minutën e 58-të të ndeshjes. Sulmuesi nga Prizreni shënoi pas një aksioni mirë të organizuar nga lojtarët e drejtuar nga Muharrem Saiti.

Por gëzimi i lojtarëve tanë nuk zgjati shumë.

Sllovenia arriti ta barazoj rezultatin pesë minuta më vonë me anë të Kurtic që shënoi nga brenda zonës.

Golin e fitores e shënoi Josip ilici në minutat e fundit nga penalltia.

Me këtë humbje, Kosova mbetet në vendin e tretë me dy pikë derisa Sllovenia është e para me 13 pikë dhe Greqia në vendin e dytë me 11 pikë.

Në javën e fundit, Kosova luan me Moldavinë derisa Sllovenia dhe Greqia luajnë për vendin e parë.

LAJME TË TJERA