Kosova, e para në botë me vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë

 Kosova, e para në botë me vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në vend ka arritur në 10 mijë e 795, ku prej tyre 365 kanë humbur jetën, ndërkaq 6 mijë e 411 janë shëruar.

Ndërsa numri i lartë i vdekjeve ka bërë që Kosova të renditet e para në botë për të vdekur në 1 milion banorë, njofton Klan Kosova

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili njëherësh është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ditë ma parë ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter rang listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, ku e para është Kosova.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

LAJME TË TJERA