Kosovarët drejt bregdetit shqiptar, mbi 15 mijë qytetarë kaluan kufirin brenda dy orësh

 Kosovarët drejt bregdetit shqiptar, mbi 15 mijë qytetarë kaluan kufirin brenda dy orësh

Mëngjesi i kësaj të shtune shënoi një tjetër rekord fluksi të kalimeve në Morinë.

Më shumë se 15 mijë qytetarë me automjete personale dhe autobusë, kaluan kufirin drejt bregdetit vetëm brenda dy orë.

Kosovarët po e shfrytëzojnë këtë fundjavë për ta mbyllur sezonin e pushimeve, pasi të hënën nisi edhe mësimi në shkolla.

Vargu i mjeteve zgjatej për kilometra të tëra, ndërsa policia punoi me procedurë të përshpejtuar.

LAJME TË TJERA