Kreu i Skenderajt nderon me mirënjohje familjen e dëshmorit të parë të epopesë së UÇK-së, Miftar Rrecaj

 Kreu i Skenderajt nderon me mirënjohje familjen e dëshmorit të parë të epopesë së UÇK-së, Miftar Rrecaj

Komuna e Skenderajt respektivisht kryetari Bekim Jashari e ka nderuar veprën dhe kontributin e familjes së dëshmorit Miftar Rrecaj.

Kryetari Jashari e vizitoi familjen e dëshmorit dhe personalisht i dhuroi mirënjohjen e nderit duke shprehur njëkohësisht falenderime të veçanta për sakrificën sublime që kjo familje ka bërë në luftën e lavdishme të UÇK-së.

Miftar Rrecaj ishte dëshmori i parë i epopesë së UÇK-së, atje ku me 5 mars të vitit 1998 ra heroikisht në rrugën që çonte të familja Jashari që ato ditë përballej me sulme të okupatorit serb.

Rrecaj ishte vazhdimisht pjesë edhe e organizemeve të pajtimit që mbaheshin në vitet e 90-ta për falje të gjakut, poashtu pjesë përbërëse e formacionit së ushtrisë çlirimtare që nga dita e parë e aktivititetit të saj, në qëllimin e madh të lirisë së Kosovës.

lass="alignnone size-full wp-image-11004" src="https://07press.com/wp-content/uploads/2020/11/Logo-Vector-XHULI-Finale-2-Versione.png" alt="" width="320" height="100" />

LAJME TË TJERA