KRU Gjakova konfirmon mungesën e ujit të pijes për disa vendbanime të komunës së Rahovecit e Gjakovës

 KRU Gjakova konfirmon mungesën e ujit të pijes për disa vendbanime të komunës së Rahovecit e Gjakovës

Disa vendbanime të komunës së Rahovecit e të gjakovës do të mbesin pa ujë.

Kjo për shkak të shpërthimit të një gypi kryesor, përcjell 07 Press.

Këtë e ka konfirmuar vetë hidroregjioni jugor përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Defekt

Njoftojmë konsumatorët se është paraqitur një defekt në gypin kryesor Ø 800 , për shkak të punimeve, gjatë ditës pritet të ket ndërprerje të furnizimit me ujë.

Respektivisht zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën operative të Rahovecit, Prizrenit si dhe disa fshatra të komunës së Gjakovës , Lipovec, Dol, Kushavec, Rogovë.

Ekipet tona janë duke ndërmarrur të gjitha masat në sanimim sa më të shpejtë të defektit.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” sh.a.
24.10.2020.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=5254801731212638&id=1164513453574840

LAJME TË TJERA