Kryeministri Avdullah Hoti: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet

 Kryeministri Avdullah Hoti: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet

Kryeministri Avdullah Hoti në ditën e tij të parës të punës si Kryeministër ka vizituar varrin e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe familjen e Jasharajve në Prekaz.

Hoti thotë se janë të vendosur të jetësojnë amanetin e atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet.

“Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet” shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz.Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet.#QeveriaHoti #RKS

LAJME TË TJERA