Kryeministri Hoti konfirmon: Ka përfunduar dialogu teknik, sot nis drafti i marrëveshjes për njohje nga Serbia

 Kryeministri Hoti konfirmon: Ka përfunduar dialogu teknik, sot nis drafti i marrëveshjes për njohje nga Serbia

Kryeministri Avdullah Hoti, iu është përgjigjur zërave që dialogu me Serbinë po rrezikon të kthehet në atë teknik.

Në një shkrim të tij në Facebook, ka thënë se dialogu teknik ka përfunduar dhe se Kosova ka nisur për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

Shkrimi i plotë nga kryeministri Hoti:

Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.

Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe…

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, July 23, 2020

LAJME TË TJERA