Kryeministri Hoti shpalos detajet e pagesave për punëtorët e sektorit privat

 Kryeministri Hoti shpalos detajet e pagesave për punëtorët e sektorit privat

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se brenda dy jave janë paguar gjithsejt 10 mijë e 668 qytetarë( punëtorë të bizneseve private).

Me këtë rast, Hoti ka thënë se rimëkëmbja ekonomike po ndodhë.

Më poshtë postimi i plotë i Hotit:

Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejt 10668 qytetarë

➡️Nga 170 euro për paga mujore

➡️Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve

➡️Nga 130 euro puntorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë

➡️Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj

➡️Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve.

🙏 #Rimekembja ekonomike po ndodhë! #QeveriaHoti

LAJME TË TJERA