Kryeministri Kurti me “nijet”, shtron iftar për myftiun Tërnava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtruar iftar për myftiun Tërnava.

Kështu bëri të ditur zyra e shefit të ekzekutivit përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell 07 Press.

Kurti ka qenë i shoqëruar nga ministri Çeku, kurse Tërnava nga bashkëpunëtorët.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.

I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti, u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të​ mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.

Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë.