Kryetari i Rahovecit shpalos detaje për pacientin që vdiq nga koronavirusi

 Kryetari i Rahovecit shpalos detaje për pacientin që vdiq nga koronavirusi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se 52 vjeçari që vdiq nga koronavirus kishte edhe sëmundje përcjellëse, transmeton Gazeta Metro.

Latifi ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat, ndërsa ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit nga Rahoveci.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se paska ndërruar jetë i prekuri me COVID-19, E.K (52 vjeç) nga Rahoveci. I ndjeri kishte probleme të tjera përcjellëse, të cilat ishin mjaft serioze. Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit nga Rahoveci”, ka shkruar Latifi.

Ai ka bërë lutje që t’i përmbahemi të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Ju lutem t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të posaçëm komunal. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike”.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirus, në Kosovë 36 qytetarë të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.

LAJME TË TJERA