E enjte, Gusht 11

Kur mund të merret vendimi për vizat? Ministrja finlandeze jep një afat

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen në një konferencë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi tha se shpreson në liberalizimin e vizave për Kosovën në muajt e ardhshëm.

Tuppurainen tha se Finlanda e mbështetë Kosovën në këtë çështje që tha se është vonuar tashmë, raporton Express.

“Dhe mund të them se mbështetja për Kosovën për liberalizimin e vizave. Finlanda mbetet me shpresë që BE-ja në fund të fundit do ta zgjidhë këtë problem të vonuar në muajt e ardhshëm. Është tash koha dhe ne e mbështesim fuqishëm Kosovën”, tha ajo.

Tuppurainen tha se “është koha që të lëvizim përpara”, dhe tha se është optimiste, duke përmendur kohën kur mund të ketë rezultate pozitive.

“Besoj se në muajt në vijim, ndoshta këtë vjeshtë, ne do të shohim rezultate pozitive”, tha ministrja finlandeze.

Ajo theksoi edhe mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Për ne Kosova është një shembull pozitiv i një anëtare aktive dhe kontstruktive të rendit ndërkombëtar. Vlerësojmë zotimin tuaj dhe harmonizimin me saknsionet e BE-së kundër Rusisë”, tha Tuppurainen.

Ministrja finlandeze përshëndeti edhe dakordimin me Serbinë për udhërrëfyesin për energjinë.