Kurir: Samiti i radhës në shtator, Macron fton Kosovën dhe Serbinë në dialog

 Kurir: Samiti i radhës në shtator, Macron fton Kosovën dhe Serbinë në dialog

Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë angazhimin për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e dialogut.

Një samit mes Prishtinës dhe Beogradit do të zhvillohet në tre muajt e ardhshëm, ka bërë të ditur Kurir nëpërmjet burimeve diplomatike.

Një prej opsioneve ishte që takimi mes përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë të mbahet nën kryesimin e BE-së dhe të zhvillohet në korrik, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, për momentin është e vështirë që kjo të ndodh për shkak të gjendjes me COVID-19 dhe vazhdimit të ndalesës së fluturimeve në shtete të ndryshme.

“Evropa do ta kryesojë atë dialog, në fakt Gjermania dhe Franca. Këto dy shtete dëshirojnë të luajnë rol kryesor në organizimin e samitit që është duke u vonuar që një vit. Gjermania dhe Franca dëshirojnë të kenë ndikim”, tha një burim i Kurir, transmeton lajmi.net.

“Sipas gjitha gjasave ky samit do të mbahet në tre muajt e ardhshëm. Të gjithë tani do të mundohen të ushtrojnë preson. Nëse SHBA-të e kryesojnë dialogun, theksi do të ishte tek korrigjimi i kufijve. Po, SHBA do të jenë të përfshira, por ata tani i kanë problemet e tyre. Priten negociata më intensive pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, do të thotë pas 21 qershorit”, shtoi ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka porositur se Prishtina është e gatshme për dialog me Beogradin dhe beson se një marrëveshje mund të arrihet brenda këtij viti.

LAJME TË TJERA