Kurti dhe Vitia mbajnë konferencë për media në ora 19:00

 Kurti dhe Vitia mbajnë konferencë për media në ora 19:00

Zyra për media e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri në detyrë së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajnë konferencë për media.

Në këtë konferencë pritet të propozohen edhe masat e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në territorin e Kosovës.

Konferenca do të fillojë në ora 19:00 dhe do të mbahet në oborrin e qeverisë.

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur 7 persona, janë infektuar 287 si dhe janë shëruar 61 të tjerë.

Në gjithë botën janë prekur më shumë se një 1.7 milion njerëz prej kësaj sëmundjeje ngjitëse, prej të cilëve 412 mijë janë shëruar ndërsa 110 mijë kanë vdekur.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin, raporton Gazeta Express.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit. Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve. Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.

LAJME TË TJERA