Kurti e konfirmon: Me 12 qershor do të mbahet tubim publik në Sheshin “Skenderbeu”

 Kurti e konfirmon: Me 12 qershor do të mbahet tubim publik në Sheshin “Skenderbeu”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të premten e 12 qershorit, në përvjetorin e partisë, kanë vendosur që përvec aktiviteteve, do ta mbajnë edhe një tubim publik.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se tubimi publik do të mbahet duke e respektuar distancën.

Shkrimi i plotë nga Albin Kurti:

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershorNë mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta.

Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…

LAJME TË TJERA