Kurti në vetizolim, dyshohet se ka pasur kontakt me një të prekur me koronavirus

 Kurti në vetizolim, dyshohet se ka pasur kontakt me një të prekur me koronavirus

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka treguar se është vetizoluar pasi që ka pasur kontakt me një zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kurti ndër të tjerash tha se sot është dita e parë kur nuk ka dalë në punë në Kryeministri dhe se do t’i kryejë detyra nga largësia me përkushtimin e njëjtë, derisa do të jetë në vetizolim në banesën e tij.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.Ju falemnderit.

LAJME TË TJERA