Kurti uron ShBA’në në Ditën e Pavarësisë: Roli i Amerikës i pazëvendësueshëm

 Kurti uron ShBA’në në Ditën e Pavarësisë: Roli i Amerikës i pazëvendësueshëm

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka uruar Shtete e Bashkuara të Amerikës për nder të Ditës së Pavarësisë.

Kurti ka shkruar në Facebook se ShBA’ja ka rol të pazëvendësueshëm në arritjet e shtetit të Kosovës.

“Barazia dhe të drejtat e njeriut siç i mendojmë sot e kanë burimin nga ajo kohë që nuk rreshti së frymëzuari popuj e lëvizje anembanë globit për liri e drejtësi. Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Revolucioni amerikan është pararendës i anti-kolonializmit në botë. Mirënjohës e falenderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona, shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve”, ka shkruar Kurti.

Albin Kurti ka pasur raporte jo të mira me udhëheqjen aktuale të Amerikës pasi ka lëshuar akuza se Richard Grenell e rrëzoi nga pushteti. Një deklaratë e Kurtit ishte bërë virale kur më 2016 deklaronte se shqiptarët nuk e duan Amerikën dhe amerikanët. Kishte thënë se shqiptarët më shumë kanë ankth se Amerika mund t’i braktisë./Express/

Urime 4 Korrikun!Para 244 vitesh u shpall pavarësia e ShBA-ve nga Anglia perandorake. U bashkuan 13 koloni për t'u…

Posted by Albin Kurti on Saturday, July 4, 2020

LAJME TË TJERA