Kush i kërkoi Hashim Thaçit të largohej nga politika vite më parë dhe çfarë qëndrimi mbajti ai?!

 Kush i kërkoi Hashim Thaçit të largohej nga politika vite më parë dhe çfarë qëndrimi mbajti ai?!

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Milaim Zeka.

Gjatë fjalës së tij analisti tha se, disa vite më parë ish-zëdhënësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Rubin dhe ish-kryeadministratori danez Peteresen, këshilluan krerët politikë në Kosovë që të heqin dorë nga pushteti.

“Krerët politik në Kosovë nuk dëgjuan këshillat e James Rubin, ish-zëdhënësit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili tha shkoni në shtëpi dhe pensionohuni.

Të njëjtën gjë ka thënë dhe Petersen, ish-kryeadministratori danez i cili tha mjaft më, lëshojeni politikën, shkoni në shtëpitë tuaja, ndërtoni ndonjë fermë atje. Besoj që këtu do të bien dhe viktima të pafajshëm. Paraprakisht ka penalizime, tani Thaçi vetëm është gjykuar. Unë besoj fuqishëm tek gjykatësit evropian, sepse një norvegjez, një suedez një gjerman, nuk të dënon ty se përse prokurori thotë se ti ke vrarë 100 njerëz”, tha Zeka.

Më tej Milaim Zeka shtoi se sipas tij ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit do të konfirmohet aktakuza dhe detyrimisht, sipas ligjit, Presidenti i Kosovës duhet të japë dorëheqjen.

“Tani krejt kjo varet nga një gjykatës që do të konfirmojë aktakuzën ose do ta hedhë poshtë. Prognoza ime është 99% që gjykatësi ndërkombëtar do të konfirmojë aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Në momentin që konfirmohet aktakuza Presidenti i Kosovës do të japë dorëheqje. A do e dinë vetëm presidenti, por që duhet duhet”, u shpreh analisti.

LAJME TË TJERA