Ky është 26 vjeçari gjilanas që humbi jetën në aksident me motor

 Ky është 26 vjeçari gjilanas që humbi jetën në aksident me motor

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka njoftuar për humbjen e jetës së 26 vjeçarit Debatik Huruglica, nga aksidenti me motor.

Ismajli ka shkruar se ky është një lajm i trishtië për komunën e Gjilanit dhe për familjen Huruglica.

“I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme në aksident motorristik të Debatik Dritëro Huruglica. Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, qe sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetesinë e familjes Huruglica, miqve, atyre qe e kanë njohur dhe të gjithë qytetarëve!

Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe për të gjithë qytetin tone! Lutjet shkojnë për shpirtin e Tikit që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!”, ka shkruar ai.

LAJME TË TJERA