Ky është bilanci i fundit për koronavirusin në Kosovë

 Ky është bilanci i fundit për koronavirusin në Kosovë

Për dallim nga ditët e fundit, mbrëmë u regjistruan vetëm 6 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.Këto raste vijnë nga Prishtina, Vushtrria, Gjilani e Mamusha.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.269, 31 kanë vdekur dhe janë shëruar 912 pacientë.

Nga data 08 shkurt deri më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.199 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.IKSHPK apelon qytetarët t’u përmbahen rekomandimeve kundër përhapjes së koronavirusit.

LAJME TË TJERA