Ky është lajmi i fundit sa i përket pagesave prej 170 eurosh…!

 Ky është lajmi i fundit sa i përket pagesave prej 170 eurosh…!

As këtë javë punëtorët nuk i marrin 170 eurot.

Ndryshimet e ligjit për ndarje buxhetore janë miratuar në lexim të parë, megjithatë akoma nuk janë proceduar në komisione parlamentare.

Hekuran Murati, kryetar i Komisionit për Financa, tregon se akoma nuk është në rend të ditës shqyrtimi i projektligjit që u miratua në lexim të parë.

Ai tha se në javën tjetër pritet të procedohet projektligji nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

“Jo, sot nuk do të procedohet ky projektligj, besoj që javën tjetër për shkak që duhet kohë më shumë për të shqyrtuar amandamentet”, ka thënë Murati per indeksonline.

Me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve, do të bëhet e mundur që të ekzkutohen pagesat, sipas Pakos Emergjente të hartuar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

LAJME TË TJERA