Ky është mërgimtari nga Rahoveci që vdiq në moshë të re pas një infarkti

Arben Zeka është emri i mërgimtarit nga Pataqani i Ulët që vdiq gjatë ditës së sotme. Mësohet se ai jetonte e vepronte në Itali, përcjell 07 Press. Veç kësaj, thuhet se shkaktar i vdekjes ka qenë një sulm në zemër. Ngushëllime për të përmes rrjeteve sociale kanë shprehur edhe familjarët e ngushtë.