Ky është moti në Kosovë për nesër dhe pasnesër

 Ky është moti në Kosovë për nesër dhe pasnesër

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

LAJME TË TJERA