Ky është moti për sot dhe nesër

 Ky është moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten dhe të premten do ketë mot të mirë edhe me rreze dielli.

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Kjo gjendje stabile vie si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta të cilat do ti takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.

LAJME TË TJERA