Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme në Kosovë

 Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se sot do të mbajë mot me diell.IHK njofton se do të ketë pak vranësira, sidomos për rreth relievit malor, por nuk parashikohet reshje.

Indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të asaj me probleme kronike.

Presioni atmosferik do të vazhdojë me vlera të mbi normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

LAJME TË TJERA