Ky është parashikimi i motit për sot

 Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me mot të nxehtë, por do të ketë edhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

IHK njofton se këto masa të nxehta me origjinë nga Afrika do të mbesin të stacionuar mbi vendin tonë pothuajse gjatë tërë javës, ndërsa sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e Institutit të shëndetit publik mbeten në fuqi, që nga ora 9-17mundësisht të kufizohemi nga rrezet e diellit.

Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten diku për 7-11 gradë Celsius më të ulëta se sa në lartësitë mesatare. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.

LAJME TË TJERA