Ky është parashikimi i motit për sot

Më shumë vranësira parashihen mbi vendin tonë gjatë ditës së martë, që herë pas here edhe mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu, apo edhe fjolla bore, në vise më të larta malore.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e -2C, ndërsa ato maksimale shënojnë një rritje të lehtë deri në 5C e 7C, njofton Prishtina Weather.

Ditën e mërkurë kohëpaskohe paraqiten të reshura të dobëta shiu, derisa temperaturat maksimale shkojnë deri në 7C e 8C.

Të enjten, me depërtimin e masave më të ftohta ajrore, reshjet e shiut shndërrohen edhe në reshje bore. Për ditën e premtë parashihen kushte më stabile, me intervale me diell pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave. Maksimalet nga dita e enjtë zbresin në 4C e 5C.