Ky është reagimi i ashpër i infektologut Valbon Krasniqi pas rasteve të reja, çka po paralajmëron?

 Ky është reagimi i ashpër i infektologut Valbon Krasniqi pas rasteve të reja, çka po paralajmëron?

Në Kosovë, sot janë shfaqur 129 raste të reja me Covid-19, ku 46 prej tyre janë në Komunën e Prishtinës.

Kjo shifër e rasteve të reja është alarmante për Infektologun Valbon Krasniqi, i cili për klankosova.tv bëri thirrje që të respektohen të gjitha rekomandimet e ekspertëve me bartjen e maskave dhe respektimin e distancës.

“Sigurisht kjo është një shifër alarmante, jo vetëm gjatë ditës sotme por qe 10 ditë kemi një numër të madh të shtimit të rasteve, kjo mundet të jetë edhe si pakujdesi e qytetarëve në sjelljet dhe veprimet e tyre karshi situatës aktuale”.

“Si një profesionist vazhdojë të them që të kenë kujdes të gjithë me bartjen e maskave duhet të jenë obligative, të ruhet distanca dhe të shmangen grumbullimet”.

“Institucionet duhet të rishikojnë çështjen e masave dhe hapat e mëtejshëm”, ka thënë Krasniqi.

LAJME TË TJERA