Ky është reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit pas heqjes së reciprocitetit

 Ky është reagimi i ashpër i Vjosa Osmanit pas heqjes së reciprocitetit

Kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Osmani përmes një statusi në Facebook ka kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se ta vlerësosh reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë, nuk e don vendin tënd të trajtuar barabartë, nuk beson se ke të drejta sovrane etj.

Më poshtë postimi i plotë:

Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.

LAJME TË TJERA