Ky është reagimi i Vjosa Osmanit pas marrëveshjes së djeshme

 Ky është reagimi i Vjosa Osmanit pas marrëveshjes së djeshme

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka dhënë dy vlerësime për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, njofton GazetaBlic.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, ka shkruar Osmani, në një reagim në Facebook.

Më tej, Osmani ka shtuar se delegacioni i Kosovës dështoi në Amerikë t’i sjellë Kosovën njohjen e premtuar.

“Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë: – Njohjen e ndërsjellë me Serbinë; – Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani); – Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi); Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë) – Rezultate konkrete për të pagjeturit; – Dëmshpërblim për reparacionet e luftës; – Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë; – Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës”, ka shkruar ajo.

LAJME TË TJERA