Ky shtet evropian ndalon qarkullimin në rrugë, shkak rritja e rasteve me koronavirus

 Ky shtet evropian ndalon qarkullimin në rrugë, shkak rritja e rasteve me koronavirus

Për zbatimin e kufizmit të daljes në rrugë, qeveria krahas punonjësve të bashkisë mobilizoi 12 mijë policë dhe forca të xhandarmërisë.

Rrugët në Francë u zbrazën për shkak të fillimit të ndalesës së daljes në rrugë e cila u vendos për shkak të rritjes së rasteve ditore të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Rrugët e kryeqytetit Paris të cilat përgjatë ditës janë të tejmbushura filluan të boshatisen afër orarit të zbatimit të ndalesës. Banorët e Parsit nxituan të kthehen në shtëpi që nga ora 21:00 kur filloi ndalesa e daljes në rrugë.

Pas fillimit të kufizimit më së shumti nëpër rrugë ranë në sy të pastrehët, emigrantët dhe punonjësit e sektorit të pastrimit.

Për zbatimin e kufizmit të daljes në rrugë, qeveria krahas punonjësve të bashkisë mobilizoi 12 mijë policë dhe forca të xhandarmërisë.Kjo masë që ndalon daljen në rrugë në kuadër të masave kundër COVID-19 hyri në fuqi për një periudhë 4 javore në orarin 21:00-06:00 për Parisin dhe zonat përreth tij si dhe për qytetet Grenoble, Lille, Lyon, Aix-en-Provence, Marseille, Rouen, Toulouse dhe Montpellier.

Dje në vend u shënuan 32.427 raste me COVID-19, shifra më lartë e rasteve ditore në vend dhe në Evropë që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa me 90 vdekje numri i viktimave në Francë u rrit në 33.392.Ndërkohë norma e testeve për COVID-19 që kanë rezultuar pozitive u rrit në 13.1 për qind.

LAJME TË TJERA