Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Lajm fantastik nga Gjermania për liberalizimin e vizave për Kosovën

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se Presidenca çeke në Bashkimin Evropian është duke bërë gjënë e duhur që po e përkrah procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Hacker, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të tjera të pafundme.

Në fund, deputeti gjerman ka thënë se Kosova ka kohë që e meriton heqjen e regjimit të vizave.

“Është gjëja e duhur që Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së po i përkushtohet kësaj teme. Megjithatë, raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të mëtejshme dhe të pafundme. #Kosova e ka merituar #vizaliberalizimin shumë kohë më parë.”, ka shkruar Hacker.