Lajm fantastik nga Malisheva: Qe 7 ditë, asnjë rast me koronavirus

 Lajm fantastik nga Malisheva: Qe 7 ditë, asnjë rast me koronavirus

Komuna e Malishevës ka hyrë në ditën e shtatë pa persona të prekur me COVID-19.

Në këtë komuna dje janë shëruar edhe dy raste të personave të cilët paraprakisht ishin prekur nga ky virus.

Kështu ka deklaruar kreu i Malishevës, Ragip Begaj.

“… janë shënuar edhe dy raste të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga ky virus. Me këtë të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 36 persona, apo janë shëruar më shumë se gjysma e të prekurve”, thuhet në njoftimin e kryetarit.

Shërimi i dy personave është konfirmuar përmes komunikimit zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ndërkohë në Malishevë deri më tani janë 70 persona të prekur nga Covid-19, prej tyre 37 janë shëruar si dhe 1 person ka vdekur. /Tv Malisheva

LAJME TË TJERA