Lajm i hidhur: Vdes veterani i UÇK-së dhe mjeshtri i shahut, Muhamet Krasniqi

Ka vdekur ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Krasniqi.

I ndjeri vlerësohej për vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare.

Krasniqi ishte edhe mjeshtër i lojës së shahut, ndërsa lajmin për vdekjen e tij përmes një poatimi e ka dhënë ish bashkëluftëtari i tij Dardan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Lajm i trisht. Më mërziti ikja jote Met! Do të kujtojmë me mall e dashuri! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!
Nder e rrespekt jetës dhe veprës!
Krenar që të patëm shok të luftës e mjeshtër i shahut!