Lajm i keq nga OBSH-ja: Nuk ka shenja se ndryshimi i stinëve ndikon te koronavirusi

 Lajm i keq nga OBSH-ja: Nuk ka shenja se ndryshimi i stinëve ndikon te koronavirusi

ALIMOS, GREECE – MAY 16:Beachgoers enjoy the sun and sea at public beach during the official reopening of beaches to the public on May 16, 2020 in Varkiza, Greece. Greece allowed the reopening of organised beaches after easing of measures against the spread of the coronavirus disease (COVID-19)with strict social distancing measures that would affect private beaches all over Greece, where shade umbrellas must be planted at least 4 meters (13 feet) apart, and a maximum 40 Beachgoers will be allowed in every 1,000 square meters (11,000 square feet) of beach. (Photo by Milos Bicanski/Getty Images)

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se ka pak prova që tregojnë se ndryshimi i stinëve do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit.

“Nuk mund të mbështetemi në pritjet se sezoni ose temperatura do të jenë përgjigjja e kësaj”, tha udhëheqësi i programit të emergjencave në OBSH, Mike Ryan.

“Tani për tani, nuk kemi të dhëna që sugjerojnë se koronavirusi do të sillet në mënyrë më agresive ose jo kur sezoni të ndryshojë”, tha ai.

Në fazat e para të pandemisë së koronavirusit, disa kanë thënë se koha e nxehtë mund ta ngadalësojë përhapjen e tij.

Por, kjo ide është zbehur pasi koronavirusi ka vazhduar të përhapet në hemisferën veriore edhe gjatë pranverës.Ryan po ashtu tha se mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse mbetet një çështje madhore në nivel global.

“Sistemet shëndetësore në disa vende janë duke luftuar dhe ndodhen nën presion të madh”, tha ai.Koronavirusi, i cili besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 7.2 milionë njerëz në gjithë botën.Prej tyre, mbi 3.4 milionë janë shëruar dhe mbi 413,000 kanë vdekur. /Radio Evropa e Lirë/

LAJME TË TJERA