Lajm i mirë për dy kategori të tjera, u dyfishohen mjetet për tre muajt e ardhshëm

 Lajm i mirë për dy kategori të tjera, u dyfishohen mjetet për tre muajt e ardhshëm

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asistencës sociale për muajët janar, shkurt dhe mars.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skënder Reçica nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, pensionistë dhe përfitues të asistencës sociale,

Sapo miratuam vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asistencës sociale për muajët janar, shkurt dhe mars.

Gjithashtu për muajët janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.

Kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë nuk do i lihen mëshirës por me përkushtim dhe angazhim do të punoj pareshtur për të përmbushur obligimin tonë në shërbim të qytetarëve.

LAJME TË TJERA