Lajm i mirë për kosovarët: Zyrtarë nga Ulqini njoftojnë për çmime më të ulëta këtë vit

 Lajm i mirë për kosovarët: Zyrtarë nga Ulqini njoftojnë për çmime më të ulëta këtë vit

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë kanë prezantuar ofertën verore për këtë vit.

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Astrit Hoxha, tha se kanë bërë zbritje të çmimit të shërbimeve.

“Pas një periudhe 3 mujore, komuna e Ulqinit ka parë disa lehtësira, ka miratuar një pako ekonomike dhe me tatimin e patundshmërinë kemi bërë zbritje”.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq tha se epidemia ka ndikuar negativisht ne ekonominë e Malit të Zi, por sipas tij, pas hapjes së kufijve shumë kosovarë kanë vizituar këtë vend.

Ai ka shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga Coronavirusi dhe se pushuesit duhet të ndihet në sigurt.

“Kështu që tradicionalisht Kosova ka ardhur në shtëpi të tyre sepse e ndijën veten shumë më të lirë sepse nuk ka barriera, por numri i të infektuarve mundet me ndryshuar”.

“Por për Kosovën s’do të këtë problem tash e tutje. Rritja e rasteve në Shqipëri dhe Kosovë nuk i mbyll kufijtë në Malin e Zi”.

“Sa i përket masave që i kemi marrë si komunë, kemi marrë masa të nevojshme për zhvillimin e turizmit të Ulqinit sepse ka hapësirë atë mjaftueshme. Gjatë kohës së pandemisë kemi punuar vazhdimisht dhe jemi përgatitur për sezonin turistike “.

Ferhat Dinosha, Ambasador i Malit të Zi në Kosovë, tha se edhe në kohën e pandemisë Ulqini do t’i pres pushuesit duar hapur.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi foli për pasojat që po vazhdon të shkaktojë pandemia.

“Sot jemi duke folur për një normalitet të ri për shkak të pasojave që po vazhdon t’i krijojë një pandemi e njohur si Covid-19. Kjo pandemi po lë efekte edhe në ekonomi, ku ka rënie të hyrave buxhetore dhe aktiviteti ekonomik, ka shumë sektor që nuk mund ta marrin veten shuëm lehtë.

Rukiqi ndër të tjerash tha se turizmi kosovar varet nga diaspora.

“Ne kemi vartësi të madhe nga diaspora. Turizmi i Kosovës varet nga vizitat e diasporës. Por megjithatë ofertën tonë turistike e kemi të destinuar për diasporën sepse ajo e ndihmon fuqinë blerëse në vend”.

Ai përmendi sektorin e prodhimit duke thënë që në Ulqin duhet të ketë më shumë produkte nga Kosova, raporton EO.

“Faza e dytë është prodhimi dhe përpunimi i produkteve. Sektori prodhues është në nivel inferior. Faza e tretë do të dëshironim të shohim produkte në tregjet e Ulqinit. Unë mendoj së duhet të ketë lehtësira për të dyja vendet”.

LAJME TË TJERA