Lajm i mirë për pensionistët, sot shqyrtimi i parë i Projektligjit në Kuvend

Kuvendi i Kosovës edhe sot vazhdon seancën me pikat e papërfunduara nga të kaluarat.

Në rend dite është votimi i Rezolutës nga debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj.

Vazhdimi i seancës plenare do të jetë nga ora 10:00.