Lajmërohet Sylë Tahirsylaj, tregon motin për ditët në vijim

 Lajmërohet Sylë Tahirsylaj, tregon motin për ditët në vijim

Kosova ka disa javë që po përballet me mot të paqëndrueshëm. Mund të themi se brenda ditës përjetojmë gati të katër stinët.

Shi, diell, breshër, tepmeratura të larta e erëra të fuqishme- është ky moti me të cilin po përballemi tash e disa javë, shkruan Periskopi.

Të paktën, reshjet e shiut do të ndihmojnë që të rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese të Kosovës. Kështu bën të ditur profesori i metrologjisë në Universitetin e Prishtinës, Sylë Tahirsylaj.

Tahirsylaj në një përgjigje për Periskopin thotë se në vendin tonë temperatura minimale do të jetë 8-10 gradë, ndërsa maksimalja 23-26 gradë Celcius.

‘Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e erërave me shpejtësi deri në 8 metra për sekond në drejtim të verilindjes jugut dhe jugperëndimit. Këto masa kanë veti të ndryshme fizike dhe me shkallë të lartë të lagështisë, për pasojë moti do të jetë i ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe me vranësira të cilat do të përcjellen me reshje shiu dhe me mundësi të breshërit. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8-10 gradë Celsius dhe deri tek më të lartat 23-26 gradë celcius. Prapë është një mot pothuajse i pranverës dhe sasia e reshjeve do të ketë efekt pozitiv për plotësimin e kushteve të lagështisë së tokës dhe për ngritjen e nivelit të ujërave në liqetë akumuluese të Kosovës. Kjo gjendje do të jetë e qëndrueshme deri në fund të javës. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm. Lëkundët në vlerat mesatare të reshjeve dhe është një mot tipik pranveror’’, përfundon Tahirsylaj.

Edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është konfirmuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë mot të paqëndrueshëm.

Reshjet e shiut të përcjella me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.

LAJME TË TJERA