LAJMI I FUNDIT: Rrëmbehet një person te “Rruga C” në Prishtinë
LAJMI I FUNDIT: Aksident trafiku në Drenas, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 07:00.
Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënëja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.