LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti e shkarkon Agim Veliun

 LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti e shkarkon Agim Veliun

Kryeminisri i vendit, Albin Kurti e ka shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm, Agim Veliun.

Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria përmes një njoftimi të lëshuar për media.

“Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është.

Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri”, thuhet në njoftim.

LAJME TË TJERA